-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjeneral®Piro Ahmetaj: Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)

Kryesoret

Pikësëpari, në kapacitetin e Senior Expertit për Sigurinë Kombëtare dhe marrëdhëniet me ShBA/NATO, si dhe për shkak të angazhimeve në CSCE/Washington, Bruksel, MC-Berlin, NDC, Romë, etj, kam ndjekur me vëmendje të shtuar rreth 1400 ditë/netë luftime të përgjakshme në fushëbetejën jo vetëm për Ukrainën.

Rreth 4 vjet më parë, Rusia – Putiniste, ndërmori një agresion ushtarak të përgjakshëm, me qëllim: “jo vetëm pushtimin e Ukrainës por dhe poshtërimin e rendit global, vlerave perëndimore, kohezionin, interesat, si dhe fuqinë ushtarake të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE)”!

Ndërsa, përballja heroike e Ukrainës dhe mbështetja e fuqishme e perëndimit ka shërbyer edhe mesazh force ndaj Putinit të shpërfytyruar nga krimet në Ukrainë, që: “nëse do të guxonte të sulmonte cilindo nga 32 vendet e NATO-s, e garantuar që do të mposhtej dhe do ndëshkohej nga fuqia e pakonkurueshme ushtarake e Aleancës Euroatlantike (USA/NATO)”.

Ka një dallim thelbësor mes palëve ndërluftuese, pasi Ukraina brënda të drejtës të vetëmbrojtjes sovrane ka sulmuar vetëm njësi dhe infrastruktura ushtarake të pushtuesit. Nga ana tjetër ushtria Putiniste, vijon sulmet barbare mbi shkollat, spitatet, pallatet e banimit, ujësjellsat, centralet elektrike dhe infrastrukturat me peshë jetike për qytetarët e Ukrainës!

Në vijim, gjeni një: “oponencë gjeo-strategjike ndaj Planit të Paqes, me 28 Pika” si dhe disa konsiderata dhe sugjerime për: “ndalimin e gjakderdhjes dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë, shpresoj PA damkën e legjitimimit të pushtuesit gjakatar:

Gjëndja e palëve ndërluftuese, qasja dhe roli i USA/NATO:

Megjithë rezistencën stoike, krahina të Ukrainës lindore, si Donbasi, Luhansk dhe Zaporizhia janë pushtuar nga Rusia (në total më pak se 20 %).  Po ashtu në rreth 4 vjet luftë, 1.6 million ushtarë dhe civilë janë vrarë (mbi 1.1 milion Rusë dhe më pak se ½ milion Ukrainas). Lufta ka kosto të jashtëzakonshme, p.sh Rusia ka shpenzuar mbi 12 Trilion €, duke pësuar humbje të mëdha në avionë, dronë, tanke, raketa; ndërsa sigurisht edhe Ukraina ka dëmtime kolosale.

Pavarësisht moralit të rrënuar të ushtrisë, “Rusia” mban në frontin e luftës rreth 350,000 ushtarë nga mobilizimi i detyruar ose mercenarë nga Koreja e Veriut, Mali, Kina, etj. Zotëron ende shumë tanke T-80/T-90; flotë avionësh Su-30/35; raketa balistike S-400; sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore S-400, etj. Ndërsa “Ukraina: mbi 300,000 ushtarë aktivë, tanke Leopard, Challenger, T-64/72; Avionë Su-27/MiG-29; sisteme Patriot, HIMARS, Dronë të gjeneratës së fundit, etj.

Me kundërmësymjen/ri-marjen e Khirsonit në 2023; pushtimin e Kursk-un (pjesë e Rusisë); me goditjen e guximshme në thellësitë stratagjike (117dronë, deri 5500 km, shkatërrimin e 40 bombarduesve bërthamore me kosto mbi 7 miliard €) si dhe me prodhimin e raketave me rreze deri 1000 km, demostrojnë fuqinë ushtarake si dhe vendosmërinë e Ukrainës në çlirimin e të gjitha teritoreve të pushtuara, përfshi Krimenë.

Ndërsa Moska mbetet me e izoluar se kurrë, Kievi vijon të mbështet fortë nga Perëndimi. Mbi 700 bilion € (tanke, raketa, avion, dronë të gjeneratës së fundit) nga USA/NATO/BE, çka  demostron kohezion të palëkundur dhe mbështetje të pakushtëzuar deri në fitoren e Ukrainës.

Vijoj të besoj në projektin e Presidentit Trump-2: “për ta ringritur edhe më të fortë USA kundër deep state dhe demokracisë burokratike; të: “Paqes nëpërmjet fuqisë së armëve” si në rastin ndaj bazave bërthamore të Iranit, si dhe me përpjekjet për të “ndaluar me çdo çmim gjakderdhjen në Ukrainë”, në vijim gjeni:

Oponencë gjeo-strategjike ndaj Planit të Paqes, me 28 Pika:

Të jem i drejtpërdrejtë, ky draft-Plan, pra njohjen e Krimea, Luhansku & Donetsku si territore Ruse; ngrirja e vijave të frontit në Kherson & Zaporizhzhia; përgjysmimi i ushtrisë ukrainase; heqja dorë nga armët me rreze të gjatë; si dhe mbyllja përgjithmonë e derës së anëtarësimit në NATO, etj: “de fakto legjitimon pushtimin e territoreve të Ukrainës si dhe i vendos Putinit kurorën e fitimtarit të luftës!?! 

Nga ana tjetër, ky draft “konfirmon gjunjëzimin e ukrahinës si palë humbëse e luftës” por në planin afatgjate e vendos Atë në kushtet e pamundësisë së mbrojtjes së sovranitetin Kushtetues si dhe  (mos) ushtrimit të autoritetit shtetëror në të gjithë tërësinë teritoriale të Ukrainës !

Edhe SHBA-të, nga “garant të paqes globale”, do të (keq) perceptoheshin, si “matraz të luftës” ndërsa nënëshkrimi i këtij Plani nga: “krimineli me i keq i kohëve moderne”, siç e quajti me të drejt Putinin kancelari Gjerman, do të ngrinte pikpyetje serioze mbi kohezionin Euriatlanik, pra mes ShBA-NATO-BE!

Po ashtu, “Truimfi i Putinit”, do të amnistonte përgjegjësit e kësaj ndërmarrje vrastare (mbi 1.6 milion), si dhe legjitimonte një preçedent të rrezikshëm jo vetëm për sovranitetin e Ukrainës dhe mbrojtjen Euroatlantike por dhe për rendin e Sigurisë Globale.  E thënë më qartë, kështu siç është ky Draft do të hapte “kutinë e pandorës” për të legjitimuar luftën gjakatare si mjet për pushtime të tjera, jo vetëm nga Rusia !

Përmbledhje me konsiderata dhe rekomandime gjeo-strategjike:

Historia botërore dhe doktrinat e luftës nuk e njohon këtë lloj paqe (lëshimin e sovranitetit në tavolinë dhe legjitimimin e pushtuesit), pasi të tilla marrëveshje  (p.sh e Dejtonit 1994 ndali luftën por mbas 31 vitesh s’ka sjell ende paqen; autonomia-Plus e Krimesë në 2014, apo asociacioni për Mitrovicën, etj), mund ti kënaqin qoftë edhe interesat e USA, BE, etj por nuk kanë prodhuar paqe për qytetarët, përkundrazi destabilitet, garë armatimesh dhe premisa për gjakëderdhje.

Lajm shumë i mirë është që po vijojnë negociatat USA-Ukraine, ku përveç reduktimit nga 28 në 16 pika, shpresomë që në thelb të mos legjitimojnë pushtuesin. Kështu, besoj se vetëm duke mos i dhënë “kurorë fitimtari por ndëshkim shëmbullor Putinit”, paqja në Ukrainë, rendi global dhe interesat Euroatlantike do të triumfojnë mbi neo-nazistëtneo-stalinistët, neo-Millosheviçët, shtetet dhe organizatat terroriste.

Përsa shilacionet staliniste jo vetëm në Mosk dhe Beograd, theksoj edhe më fortë se nuk ka asnjë/ZERO referencë krahasuese me rastin e Kosovës, pasi: “Lufta e NATO-s në 1999 ishte për çlirimin e Kosovës së pushtuar dhe përgjakur nga Serbia”, si dhe kujtoj se në 9 Qeshor 1999 në Kumanovë u nënëshkrua marrëveshja ushtarake midis “palës humbëse”, Ushtria e Millosheviçit si dhe “palës fitimtare”, USA/NATO”!  Ndaj, e përsëris se për interesat gjeopolitike Kombëtare, na duhet te rreshtohemi pa kushte në frontin e fitimtarëve të luftës në Ukrainë ndaj të keqes së njerëzimit (Rusisë-Putiniste).

*AutoriGjeneral ® Piro Ahmetaj:

Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,

Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO;

Ish: zv/SHSHP, Këshilltar i Presidentit si dhe,

Përfaqësues i RSh në SHAPE/NATO.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit