-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gogu: Debatet brenda PD-së janë çështje e saj, jo e qeverisë

Kryesoret

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu, ka komentuar situatën e brendshme të Partisë Demokratike, duke theksuar se debatet për çështje të brendshme i takojnë vetëm PD-së.

Ai gjithashtu shprehu mbështetje për pjesëmarrësit e protestave të 8 Dhjetorit dhe theksoi se nuk është i shqetësuar për demokracinë brenda Partisë Socialiste.

“Kam pasur debate me Salianjin dhe si pjesëmarrës i protestave të 8 dhjetorit e mbështes. Edhe është për tu respektuar. Dhe kur një anëtar dëgjon anëtarësinë është më mirë. Këto çështje i takojnë PD-së dhe jo qeverisë, ky është mendimi im personal. Qytetarët duhet të shprehin problematikat e tyre. Momentalisht në PS nuk jam i shqetësuar për demokracinë e brendshme. Janë faktet që na bëjnë në çojmë përpara këtë mandt dhe do bëjmë cdo gjë të mundur brenda këtij mandati për qytetarët.Minutazhi i diskutimeve në parlament, do shihni se minutazhin e vet opozita nuk e ka përdorur asnjëherë për çështjet për të cilat ka kërkuar interpelancë. Ne kemi gadishmëri për të debatuar për shëndetin, sigurinë, arsimin e shqiptarëve dhe është gadishmëri maksimale”,tha Gogu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit