Partia Socialiste nuk njeh tërheqjen e firmave të PD për Avokatin e Popullit.
Çështja e Avokatit të Popullit do të kalojë për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve siç është parashikuar dhe pritet kalimi për votim në seancë.
Kandidatët në garë për vendin e Erinda Ballancës janë shtatë: Aranita Brahaj, Besim Ndregjonaj, Jola Hysaj, Tartar Bazaj, Ardiana Kalaja, Endrit Shabani dhe Skënder Haluci.









