Një 42-vjeçar nga Italia është arrestuar në Rinas pasi tentoi të hynte në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet zvicerane për “Vjedhje me dhunë” dhe kishte një urdhër-arrest nga Gjykata e Gjenevës.
Pas arrestimit, po punohet për ekstradimin e tij në Zvicër.
Gjatë kontrollimeve, janë proceduar edhe tre persona të tjerë: dy për kanosje ndaj punonjësve të policisë dhe një për tentativë mosdeklarimi të 12,000 eurove në kufi.
Shuma u sekuestrua dhe materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.









