-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Sot dija shqiptare ecën e lirë dhe e bashkuar, dy shtete, dy akademi, një komb

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku vlerësoi rolin e këtij institucioni në ruajtjen dhe zhvillimin e dijes shqiptare.

Në fjalën e tij, ai nënvizoi sakrificat e akademikëve ndër vite dhe momentin e veçantë që po jetojnë sot shqiptarët, me dy shtete dhe dy akademi që punojnë së bashku në shërbim të kombit. Begaj theksoi se dija mbetet shtylla kryesore e zhvillimit dhe u bëri thirrje të rinjve të marrin përsipër përgjegjësinë për ta çuar përpara këtë trashëgimi.

“Sot, teksa shënojmë 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, nderojmë një rrugëtim të gjatë dijesh, sakrificash dhe përkushtimi kombëtar. Ky institucion u ngrit në kushte të vështira, por me vullnetin e studiuesve tanë arriti të bëhet pjesë e botës akademike ndërkombëtare. Ne shqiptarët jetojmë një moment historik: kemi dy shtete dhe dy akademi që bashkëpunojnë për të forcuar kombin dhe për ta çuar dijen përpara. Kjo liri intelektuale është mundësia jonë më e madhe për zhvillim. Brezit të ri i takon sot detyra të vazhdojë këtë rrugë, të kërkojë më shumë, të punojë me seriozitet dhe të besojë se e ardhmja ndërtohet mbi dije dhe krijimtari,” tha Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit