-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Pushteti i Veliajt dhe Ramës vazhdon të shfrytëzojë tragjeditë për vjedhje

Kryesoret

Pas ndalimeve dhe lënies në masa të ndryshme të disa drejtorëve dhe zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në Facebook duke akuzuar qeverisjen e Bashkisë së Tiranës se vazhdon të funksionojë me modelin e ndërtuar nga Erion Veliaj, i cili ndonëse është në burg, vazhdon të mbetet një model i përdorur nga administrata lokale.

“Veliaj iku, por jo edhe modeli i tij 5D!
Lukunia e drejtorëve hajdutë në Bashkinë Tiranë duket se nuk ka fund. Nën modelin e ngritur nga Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, çdo tragjedi njerëzore kthehet në mundësi për të zhvatur qytetarët.
I tillë është rasti në Kombinat, ku me justifikimin e dëmeve nga tërmeti u ngrit në këmbë një sistem i tërë hajdut për të vlerësuar pallatet si të pabanueshëm dhe për t’i hapur rrugë lejeve të ndërtimit drejt klientëve të tyre.
Sigurisht, e gjithë kjo mbi kurrizin e banorëve të cilët e gjenin veten në dhunën e shtetit, zhvendosjen dhe shpronësimin e padrejtë.
Gjej rastin të përgëzoj qytetarët e Kombinatit dhe Grupin për Mbrojtjen e Kombinatit (GMK) të cilët e kundërshtuan me forcë diktimin arbitrar dhe futjen brutale të duarve qeveritare në xhepat e tyre, në shtëpitë e tyre.
Qëndresa juaj është shembull se si pushtetit të korruptuar i duhen prerë duart, para se të shkelë çdo të drejtë njerëzore e kushtetuese.
Sa për bandën e sotme, Ben Maloku, një prej yjeve të ekipit hajdut të Bashkisë Tiranë dhe i denoncuar prej meje në mënyrë permanente për më shumë se dy vite, mori atë që meritonte. Vjedhja e votave qytetarëve të Zall Herrit dhe jo vetëm, është një krim që nuk do të amnistohet kurrë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit