Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Prushit.
Makina me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motorin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit si dhe është dëmtuar pasagjerja shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i makinës shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.









