Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezullon vendimin e GJKKO-së për Belinda Ballukun, zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës.
Ai e akuzoi atë se po kthehej për të vazhduar “aferat” e saj me qeverinë dhe se rikthimi i saj do të nënkuptonte një rikthim të “skemës së vjedhjes së popullit”, duke përmendur edhe patronazhistët që, sipas tij, “hedhin fishekzjarre nga gëzimi”.
“Kthehet Bela për të vazhduar aferat me Ramën. Patronazhistët hedhin fishekzjarre, mbase nga “gëzimi”, sepse rikthehet skema e vjedhjes së popullit më të varfër në Europë.
Ndërkohë që qeveria merret me sulme ndaj opozitës, super-hajdutja e kryehajdutit rikthehet për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve.
Qeveria financon propagandën dhe sulmet politike ndaj opozitës vetëm për të mbuluar vjedhjet e saj ndaj shqiptarëve”, shkruan Balliu.









