Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se protesta e sotme në Shkup, është në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe një thirrje publike për Gjykatën Speciale të Hagës që ata të kthehen sa më shpejt në Kosovë pasi janë të pafajshëm.
“Ne besojmë në pafajësinë e tyre, se e njohim çka ka ndodhur në Kosovë, dihet kush ka qenë agresor, duke i njohur rrethanat nuk ka asnjë alternativë tjetër se të pafajësisë së tyre. Është një thirrje publike që sa më shpejt të kthehen në Kosovë, janë të pafajshëm”, tha Haradinaj.









