Në sytë e Sali Berishës sot është zhvilluar një nga debatet më të forta në Partinë Demokratike.
“Me këtë që bën, je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”- iu drejtua sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, ish-deputetit demokrat që ka nisur turin e foltoreve në disa qytete duke shkaktuar irritim tek kupola e Berishës. E menjëhershme ka qenë përgjigja e Salianjit që i ka kërkuar dorëheqjen Nokës.
“Jep dorëheqjen, e ke shkatërruar partinë”- i tha ai. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar një protestë kombëtare më 22 dhjetor në mbledhjen e sotme të Kryesisë së kësaj force politike.
Noka akuzon Salianjin: Më këtë që bën, je në bashkëpunim me atë që kemi përballë









