Debat dhe akuza në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Kryetari i PD-së, Sali Berisha shpalli datën 22 Dhjetor për protestë kombëtare kundër qeverisë.
“Jep dorëheqjen, e ke shkatërruar partinë”- Sherr Salianji-Noka në sytë e Berishës
Më pas fjalën e morën anëtarët. Sekretari i përgjithshëm Flamur Noka mori fjalën dhe vuri në shënjestër Ervin Salianjin.
“Me këtë që bën, je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”- iu drejtua Noka. Replika ka qenë direkte. “Jep dorëheqjen Flamur, e ke shkatërruar partinë. Gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”- i tha Salianji.
Noka akuzon Salianjin: Më këtë që bën, je në bashkëpunim me atë që kemi përballë
“Sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrëzuar Ramën, e paskeni me mua. Po e zhvendosni vëmendjen plotësisht nga Rama”, tha Salianji.









