Protesta për krerët e UÇK-së ka nisur këtë të shtunë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, duke mbledhur mijëra qytetarë dhe duke shënuar tubimin e tretë pas atyre në Prishtinë dhe Tiranë.
Protestuesit mbajnë simbole kombëtare dhe dëgjohet muzikë patriotike. Tubimi është përkrahur edhe nga figura politike, përfshirë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka garantuar se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të destabilizojë qytetin.









