-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri në Kryesinë e PD, Himci-Salianjit: Mos akuzo deputetët, kjo nuk të nderon

Kryesoret

Tërheqja e firmave të opozitës nga kandidatura e Endrit Shabanit për Avokat të Popullit ka qenë “molla e sherrit” në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD me dyer të mbyllura, mes deputetit demokrat të Elbasanit Bled Himçi dhe ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.

“Mbi interesat personale nuk mund të shesim idealet e PD-së. Të bësh profanin duke akuzuar deputetët që kanë bërë gabim se kanë firmosur për Endri Shabanin, kur ti ke qenë iniciatori për mbledhjen e firmave për Endri Shabanin, kjo nuk të nderon dhe nuk ka moral. Mua ma ke kërkuar personalisht ti dhe unë nuk pranova të firmosja. Ua ke kërkuar edhe kolegëve të tjerë dhe ata, në mirëbesim, ta dhanë”, i tha Himci Salianjit.

Ky i fundit i tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“As kam qenë në Elbasan këtë periudhë, as kam bërë takim deri tani. Ndërkohë, çfarë të them, të kanë detyruar ta thuash dhe e thua, por kujtohu se po e shoh që as emrin nuk e paske në listë. Qesharak mund të bëhesh edhe me vetëdije”, tha Salianji.

Pas Salianjit ka ndërhyrë kreu i PD-së, Sali Berisha i cili tha: “Takimet i kam konsideruar private”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit