Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani përmes një postimi në facebook ka thënë se ia ka shprehur Papës shpresën e popullit, që Vatikani të njohë shtetin e tyre.
“Sapo përfundova një takim shumë përmbajtjesor me Papa Leonin XIV. Pastaj kishim takime edhe me kardinalin Parolin, sekretarin e shtetit dhe punë të jashtme, Gallagher. Kjo ishte një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme mes relacioneve të Kosovës dhe Vatikanit”, ka deklaruar Osmani.
“Në takim me Shenjtërinë e Tij, Papa Leonin XIV, paraqita shpresën dhe besimin e popullit të Kosovës që Vatikani do të marrë vendimin e shumëpritur që ta njehë Republikën e Kosovës”.
“…që të njehë vuajtjen e gjatë të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur dhe në demokraci”.









