Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një supermarket në Kryebushat, Bashkia Vau-Dejës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Flakët janë shpërndarë shpejt në të gjithë objektin dhe janë ndihmuar nga zjarrfikësit e Shkodrës, Vau-Dejës dhe Lezhës për të vënë situatën nën kontroll.
Supermarketi është shkrumbuar thuajse plotësisht, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi objekti ishte i mbyllur në momentin e shpërthimit të zjarrit.
Shkaqet e ngjarjes ende nuk janë zbardhur, por dyshohet për një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor po punon për të zbuluar arsyen e saktë të zjarrit.









