Poem Blu, vajza e këngëtarit Ledri Vula dhe influenceres Sara Hoxha, ka mbushur sot pesë vjet. Sara ndau me ndjekësit momente të veçanta nga surpriza dhe festa për vajzën e saj, ku shprehu krenarinë dhe dashurinë e pafund për të.
Në një postim emocionues, Sara shkruan: “5 vite duke të dashur ty me gjithë zemër” dhe shton se Poem Blu ka sjellë një lumturi të jashtëzakonshme në jetën e saj. Ajo përshkruan se si ndjen një krenari të madhe për të bijën dhe se si e ka ndihmuar ajo të bëhet personi më i lumtur në botë.
Pavarësisht se festimi i ditëlindjes ka kaluar pa praninë e Ledrit, ai ka reaguar gjithashtu përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një foto të Poem Blu, që e ka vizituar pas mesnatës. “Pak minuta pas orës 00:00, ky mik i vogël erdhi të më vizitonte. Hi5, POI”, ka shkruar ai, duke theksuar dashurinë për të bijën.









