I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, Kryetari i Shqiperia Bëhej, Adriatik Lapaj foli për protestën, pengesat institucionale ndaj saj dhe shqetësimet serioze lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri. Ai theksoi se protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, por me një qëllim të qartë: garantimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike në vitin e ardhshëm, pa manipulim vote dhe pa abuzim me pushtetin.
“Ne kemi hequr mjetet që mund të dukeshin si të rënda, që të mos bëheshin pengesë. Jemi duke ndenjur ulur këtu. Kërkuam bulevardin, nuk na e dhanë në orën që donim; kërkuam energjine sipas ligjit, prapë nuk na e dhanë. Donin të na merrnin edhe gjeneratorin. Këtë protestë e kemi shumë seriozisht.
Vitin tjetër ne duam të shkojmë në zgjedhje të ndershme dhe demokratike, pa akses për blerje vote, pa manipulim dhe pa përdorim të legalizimeve apo formave të tjera presioni. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që dy apo tre ministra të jenë në burg ose nën hetim dhe kjo të quhet rezultat normal. Ky nuk është rezultat real, por rezultat i vjedhjes. Rasti i Belinda Ballukut, që me një firmë bën këto veprime, është shembull i qartë i këtij sistemi,” shprehet Lapaj









