Çështja Çame, si kauzë publike dhe politike, nuk ekzistonte para vitit 1990. Atë e nisën Ata, disa burra çamë që e kuptonin peshën historike dhe kombëtare të saj. Më pas e zhvilluam Ne, me aq sa ditëm dhe mundëm, në rrethana jo gjithmonë të favorshme. Ndërsa Ti sot bën vetëm një gjë: kritikon Atë.
Por pyetja thelbësore mbetet: Ti, çfarë ke bërë dhe çfarë bën për Çamërinë?
Asgjë. Përveçse ke përfituar nga emri i saj, nga fakti se ke rrënjë çame. Ke hedhur baltë mbi Atë dhe mbi të tjerët që nuk janë nga Çamëria, ndërkohë që historia po dëshmon të kundërtën: Ne e duam më shumë Çamërinë se Ti, dhe Ai që ti shan, ka bërë realisht më shumë se Ti.
Shpresoj që më 16 dhjetor, në takimin qeveritar greko-shqiptar, Spiropali të thotë dy fjalë për Çamërinë – për shpirtin e gjyshes, të stërgjyshërve të saj. Nëse nuk e bën, pasuria e saj nuk vlen, ashtu siç nuk vlen as karriera qeveritare e ndërtuar mbi heshtjen.
Unë kam bërë.
Ai ka bërë.
Ne kemi bërë për Çamërinë aq sa kemi mundur.
Ti, çfarë ke bërë?
Shiko veten në pasqyrë dhe vetëm pastaj shaj, kritikojë të tjerët, ata që kanë bërë më shumë se Ti.
Ti mund të jesh Ai që po e lexon këtë, që hesht, ndjek çdo gjë si urith…









