Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, komentoi zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat të Popullit, duke theksuar se ky është një proces që ka pasur konsensus të plotë nga të gjitha palët, duke përfshirë opozitën dhe maxhorancën.
Balla u shpreh se Shabani është zgjedhja më e mirë që mund të bëhej për këtë post.
“Endri Shabani është një kandidaturë e propozuar nga opozita dhe unë jam i sigurt se ai është kandidatura më e mirë për Avokatin e Popullit. Ditën e enjte, siç e përcakton Kushtetuta, ai do të paraqitet në Kuvend për t’u betuar. Ky është një proces i drejtë dhe transparent, pasi të gjithë kandidatët e opozitës janë paraqitur për votim dhe Shabani është zgjedhur nga shumica. Ky është një hap pozitiv për institucionet e Shqipërisë, dhe Avokati i Popullit nuk do të jetë i lidhur me politikën, por do të shërbejë si një mbrojtës i të drejtave të qytetarëve,” përfundoi Balla.









