Pas daljes nga SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i bindur se më 22 dhjetor qytetarët shqiptarë do të dalin dhe do të japin “dënimin” ndaj Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për “vjedhjet e kryera”.
Ai e ka akuzuar gjyqësorin shqiptar, duke përmendur konkretisht Altin Dumani dhe Irena Gjokën, duke i cilësuar ata si pjesë të “galerisë së turpit të historisë së drejtësisë shqiptare dhe të krimit”.
““Me patllake dërrase, më patllake të vërteta nuk do kenë se na e tmerruan kryeministrin. Kishte mbajtur të fshehtë mbi 20 ditë shkuarjen e agjentëve të BKH në Kryeministri me patllake. Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë dhe e nxoro të nesërmen e vendimit antikushtetueses. Kjo i dha zemër Ramës.
Më 22 dhjetor qytetarët shqiptarë do të dalin dhe do të japin dënimin për Ramën dhe Ballukun për vjedhjet e kryera. Altin Dumani dhe Irena Gjoka kanë hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare dhe të krimit. Ata janë pjesë e një sistemi që ka mbështetur krimin dhe ka injoruar kërkesat e qytetarëve për drejtësi. Kjo gjykatë e ka refuzuar kërkesën e 30 deputetëve të PD për shkarkimin e Ballukut, dhe ky është një tjetër provë e drejtësisë së manipuluar dhe të korruptuar në Shqipëri,” shprehet Berisha.
Related