Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe sistemin e drejtësisë për lidhje të ngushta me interesat politike, duke e quajtur këtë sistem të drejtësisë të falimentuar.
Ai theksoi se pas vitit 2011, Ilir Meta dha dorëheqjen dhe iu përgjigj kërkesave të prokurorisë, ndërsa figura të tjera të larta shtetërore kanë shmangur përgjegjësitë.
“Në 2011 Ilir Meta, nuk kishte skap, pa reformë nuk priti kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetin, por dha dorëheqjen, hoqi dorë nga imuniteti dhe ju përgjigj prokurorisë. Janë arrestuar edhe kryeministra në këtë vend, kanë dhënë dorëheqjen zv kryeministra. Kanë dhënë dorëheqjen cdo ministër, përveç njërit. Një ditë prapa shumëzon me zero Skap dhe BKH nëpërmjet Irenave të Gjykatës Kushtetuese. Heqin pezullimin pa shqyrtuar çështjen. Bëjnë një akt të tillë. Ky sistem që u ngrit mbi korrupsionin më të madh, që u ngrit mbi lobimin e Soros për tia dhënë drejtësinë Edi Ramës është një sistem i falimentuar”, tha Berisha.









