-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ore mos na keni vënë ndonjë kamera të fshehtë”, Korreshi: Po bëheni qesharakë me këtë ligj

Kryesoret

Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate teksa po diskutohej ligji “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, të ndryshuar”.

Në fjalën e tij, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi tha se me ironi “ që të sjellës ligje të tilla duhet të kesh kaluar testin neuro-psikiatrik”.

Pjesë nga Debati

Saimir Korreshi: Ore mos na keni vënë ndonjë kamera të fshehtë dhe kjo seancë mos është ndonjë kamera e fshehtë për vit të ri. Po bëheni qesharakë me këtë ligj.

Ulsi Manja: Seanca është publike, jemi live, në dritë të Diellit, po të duash ti ngre edhe grilat.

Flet anëtarja e komisionit, Zegjine Çaushi, me mikrofonin fikur…

Ulsi Manja: Zonja Çaushi të lutëm, zoti Korreshi mund të vazhdoni me fjalën tuaj.

Saimir Korreshi: Unë kam hall testin e kartelës mjekësore e kanë kaluar qeveria, që na sjellin këto lloj ligjesh. E ka kaluar testin neuro-psikiatrik, se të vish me këto ligje deri këtu duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik

Zegjine Çaushi: Kush duhet ta kalojë këtë, kjo është ofendim?

Ulsi Manja: Zonja Çaushi, të lutem. Të bëhemi pak seriozë se Shqipëria ka në fuqi ligjin numër 60/2016.

Saimir Korreshi: Atje nuk erdhi ministri, këtu vjen ministri. Hall i madh ju ka rënë se si duhet ta plotësoni vendin se do të ketë shumë kërkesa spiunësh. Ja spiunlliqet. Me këtë ligj nuk i bëjmë nder Shqipërisë, vetes bëni çfarë të doni. Ju po krijoni një lloj lufte spiunash.

Ulsi Manja: A ka mundësi të mos ndërhyni kur flasin deputetët, çfarë të dojë të thotë.

Saimir Korreshi: Të kalosh nga start up të ligji i bilbilfryrësve është njësoj si të kalosh nga lufta në Vietnam tek ndërzimi artificial.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit