Në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Krime të Rënda (GJKKO), ditën e sotme është zhvilluar seanca paraprake për ish-Presidentin Ilir Meta, i cili ka kërkuar pezullimin e afateve të paraburgimit
Seanca e mëparshme u shty për shkak të mungesës së palëve të përfshira dhe të gjyqtares.
Gjatë kësaj seance, Meta kërkoi gjithashtu që të ketë akses në të gjitha dokumentet e dosjes, përfshirë fashikujt e hetimeve që i kërkoi SPAK-ut.
Ish-Presidenti Meta ka qenë në burg që nga tetori 2024, përballë akuzave për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, si dhe përfshet në hetime për fshehje pasurie dhe interesa private që nuk janë deklaruar siç kërkon ligji.
Ai akuzohet se ka shkelur disa dispozita të Kodit Penal, duke abuzuar me funksionet e tij.









