-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj ka mbetur pa rrogë, ja dhe shkresa drejtuar Bashkisë së Tiranës

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prej datës 11 shkurt nuk ka marrë asnjë asnjë pagë deri më sot, shkak është bërë arrestimi dhe paraburgimi i tij.

Përmes një shkrese të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i institucionit i kërkohet Komisionit të Zgjedhjeve, Ministrisë së Financave dhe asaj të Drejtësisë të japin sqarim përfundimtar mbi këtë pikë.

Shkresa

Ju drejtohemi për të kërkuar interpretim ligjor lidhur me shlyerjen e pagesës majore për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj.

Referuar Vendimit Nr.7 Akti, datë 09.02.2025, Vendimit Nr.14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe Vendimit Nr. 13 (87-2025-85) datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kryetari ndodhet në masën shtrënguese “Arrest me Burg”.

Nga data 11.02.2025 e në vazhdim, periudhë gjatë së cilës masa shtrënguese ka qënë në fuqi, nga ana e Bashkisë Tiranë nuk është kryer asnjë pagesë mujore për Z. Veliaj.

Referuar Vendimit datë 03.11.2025 të Gjykatës Kushtetuese me anë të së cilës është shfuqizuar Vendimi Nr.539 datt 25.09.2025 i Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Z. Veliaj vazhdon të jetë Kryetar i Bashkisë, i zgjedhur nga zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Proçedura standarte e pagesës së pagave mujore për të punësuarit pranë Bashkisë Tiranë, zbatohet referuar Udhëzimit Nr. 30, datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në Njësitë e Sektorit Publik” (i ndryshuar), pika 69, pika 70 dhe 71 në të cilat shprehimisht citohet: p”69. Listëpagesat plotësohen nga punonjësi i caktuar për pagat, duke u mbështetur në të dhënat e dokumentacionit bazë (listëprezenca e firmosur nga menaxheri i strukturës përkatëse) për shërbimin e kryer. Ato kontrollohen dhe nënshkruhen nga punonjësi i caktuar me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe nëpunësi zbatues ose i deleguari i tij.

Përmbledhja e listëpagesave, e cila shoqëron urdhrin për shpenzimin e pagave, duhet të nënshkruhet nga nëpunësi zbatues dhe nga nëpunësi autorizues ose i deleguari i tij.

Të dhënat për të përcaktuar të drejtën e punonjësit për pagë, kur ai nuk punon për shkak ndërprerjeje në punë jo për fajin e tij, të lejes së zakonshme, të pjesëmarrjes në kurse trajnimi, për paaftësi të përkohshme në punë, për kryerjen e detyrave të tjera shtetërore ose shoqërore, vërtetohen me dokumente të miratuara me akte të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi…

Përsa më sipër, të ndodhur në këto kushte, të cilat vështirësojnë trajtimin nga ana jonë si dhe bazuar në rolin tuaj, kërkojmë udhëzim në interpretimin e togfjalëshit “vërtetohen me dokumente të miratuara me akte të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi në pikën 71 të këtij udhëzimi, duke na orientuar se cilat janë këto akte ligjore dhe nënligjore mbi të cilat bazohet e drejta e të zgjedhurit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit