Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku vëllai ka goditur me thikë vëllain e tij pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia njofton se 46-vjeçari i lënduar ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit, ndërsa është vënë në pranga edhe autori.
Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe disa fishekë arme gjahu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.









