-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita bojkotoi komisionet, PS: Puna të vazhdojë

Kryesoret

PD ka bojkotuar komisionet në pritje të protestës së 22 Dhjetorit. Por deputetët e Partisë Socialiste janë udhëzuar që të vijojnë me punën në komisionet e posaçme parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, pavarësisht bojkotit të lajmëruar nga opozita.

Porosia është dhënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist që po zhvillohet këtë të hënë në kryesinë e Kuvendit. Deputetëve u është dhënë argumenti se maxhoranca duhet të zbatojë agjendën që ka Shqipëria në raport me procesin e integrimit europian dhe nuk ka asnjë minutë për të humbur.

Në mbledhjen e të hënës marrin pjesë Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e rikthyer së fundmi në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që pezullonte masën e sigurisë dhënë ndaj saj “pezullim nga detyra”, nga Gjykata e Posaçme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit