-sidi education-spot_img
-6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irena Beqiraj: Dy alternativat para Kryeministrit!

Kryesoret

Kush e ka dëgjuar, qysh në krye të herës besoj duhet ta mbajë mend që Rama ka thënë se “nuk duam një tjetër arnë nga ato të mëparshmet për drejtësinë, po duam një përmbysje të sistemit të vjetër të drejtësisë”.

Edhe kur ka folur për sistem të vjetër, sipas tij, “nuk ka pasur parasysh vetëm kalbësirën kutërbuese të drejtësisë gjasme demokratike të çerek shekulli tranzicion, ku pandëshkueshmëria ishte kthyer në një normë poshtëruese për shqiptarët e për Shqipërinë.

Por ka pasur parasysh edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër për njeriun e zakonshëm dhe të një drejtësie të gjunjëzuar para njeriut të veshur me pushtet, kulturë që rrënjët i ka të shtrira qysh nga dita e parë e krijimit të shtetit shqiptar dhe deri vonë në ditët tona”.

Sepse asnjëherë, që nga viti 1912 dhe deri në vitet kur ai dhe Partia Socialiste e Shqipërisë “i hynë detit në këmbë, për ta nxjerrë matanë Reformën në Drejtësi”, nuk kishte bërë kurrë vaki që një shkelës ligji me pushtet të trajtohej nga drejtësia si një njeri i zakonshëm në shkelje të ligjit

Kur Rama deklaronte se donte “një drejtësi që të shohë drejt, pa i matur çështjet me peshoren e politikës”, e ka ditur mirë edhe çfarë thoshte edhe çfarë e priste.

Ai ishte i sigurt se “në këtë tokë të etur për drejtësi, kjo reformë ishte ndryshe nga çdo reformë tjetër transformuese”, pasi “drejtësia në veprim prek jetët dhe cënon lirinë e njerëzve”.

Por ai na garantoi se edhe pse drejtësia shkon edhe te persona “me të cilët ka punuar deri edhe fare afër, ka ndarë kohë, mendime, sfida të përbashkëta, ditë të mira e të këqija”, ai do ta “garantonte me votë, me bindje, vazhdimësinë e saj”.

Ndaj edhe dita kur u votua heqja e imunitetit të një tjetër zv/kryeministri, Rama këmbënguli se “ajo nuk ishte dita për t’i thënë dobësitë dhe të metat e punës së organeve të reja të drejtësisë, as për t’i shprehur shqetësimet mbi problematikat e mprehta të veprimtarisë së tyre të re. Ajo ishte dita për t’u kujtuar të gjithëve se, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të pushtetshmit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë”.

Ajo ditë ka ardhur sërish identike. Dhe para Kryeministrit, i cili nuk ka lënë rast pa na siguruar se “nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë gati të mbajë në shpinë, bashkë me Partinë Socialiste, askënd që e kujton gabimisht shpinën e madhe të kësaj familjeje politike kurrizin e një kali që mund ta kalërojë, duke abuzuar me pushtetin e marrë nga populli”, ka vetëm dy alternativa:

ose të na recitojë edhe njëherë këto fjalë (janë të gjitha të tijat), duke i hapur rrugë drejtësisë; ose ta “pijë detin”, të cilit kishte vendosur t’i futej në këmbë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit