-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha akuzon Linda Ramën: E implikuar në tender

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas aksionit të SPAK-ut në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me individë të arratisur dhe fshehje të hetimeve.

Berisha tha se Ergys Agasi i përfshirë në skandale korrupsioni, është arratisur jashtë Shqipërisë, ndërsa akuzoi Ramën dhe familjen e tij për manipulim tenderësh dhe përfshirje në organizata kriminale.

“Ergys Agasi, për të cilin është dhënë masa arresti me burg, është arratisur nga Shqipëria. Geron Meçën, ish-ortakun e Armand Frangut, që ka 2 ose 3 muaj që është në arrati, që nga pengmarrja e organizuar nga Agasi, me porosi të Edi Ramës dhe familjes, ka apo jo mandat arresti për Linda Ramën, e cila është e implikuar direkt sipas regjistrimeve ambientale në tenderat e familjes Frangut.Geron Meçën e ka pohuar vetë se ABC është kompani e baxhanakut të Edi Ramës dhe që përfshihet në përcaktimin e tenderave. Ky është një skandal i madh dhe e gjithë kjo dosje ka qenë në dorën e prokurorit Mara, i cili thuhet se ka pasur mundësinë ta asgjësonte, por, fatmirësisht, nuk e bëri,” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit