Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një urdhërarrest për Ergys Agasin, ndërsa janë vendosur masa arresti me burg edhe për dy të tjerë.
Në muajin qershor, SPAK ka kryer një kontroll të gjerë në banesën dhe zyrat e biznesit të Agasit, ku dy skuadra të BKH-së dhe patrulla të policisë së Shtetit janë angazhuar në operacion.
Hetimet kanë përfshirë kontrolle në katër vende, përfshirë banesa në Durrës dhe Tiranë, si dhe bizneset që Agasi zotëron.









