Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun dhe reagimin e kryeministrit që po përgatit mbrojtjen për të mos e lejuar sipas të gjitha gjasave.
“Kërkesa e KM drejtuar GjK për pezullimin e vendimit pezullues të GjKKO ndaj Zv/Kryeministres Balluku në thelb kishte konstatimin e konfliktit të kompetencave midis Pushtetit Gjyqësor dhe atij Ekzekutiv!
Në fakt këto dy pushtete janë të ndara nga njëra tjetra dhe nuk mund të konfliktohen për shkak të kompetencës!
Sepse mosveprimi i Zv/Kryeministres për të dhënë dorëheqjen apo i KM për shkarkimin e Zëvendëses se tij 2 herë e pandehur passjell konsiderimin nga ana e SPAK dhe GjKKO të masave të sigurimit (shtrënguese dhe ndaluese) me qëllim garantimin e një hetimi pa nderhyrje në provat apo edhe garantimin e prezencës fizike të të pandehurit në proces (hetim apo gjykim)!
Pavarësisht lajthitjes se GjK në marrjen e masës pezulluese ndaj vendimit të pezullimit të Zv/Kryeministres ndërkohë që themeli i kësaj çështjeje pritet të gjykohet në 22 janar 2026 tashmë kemi një moment të ri procedurial!
Pas plotësimit të akuzave me 7 episode të reja SPAK ka çmuar se nevojat e sigurimit për Zonjën Balluku janë rënduar dhe për këtë arsye i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkese për dhënien e autorizimit për arrestimin në burg/shtëpi të saj!
Publikisht dihet që si Zoti KM ashtu edhe Zoti Çuçi anëtar i Komisionit të Imuniteteve dhe Mandateve kanë deklaruar se do të japin autorizimin për këdo që do të kërkohet nga SPAK pavarësisht nga përkatësia politike!
Lehtësisht kuptohet që të premten nuk kemi të bejmë me një procedurë antikushtetuese por plotësisht të mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë!
Akuzat janë të shumta dhe që bëjnë fjalë për nje krim vazhdues dhe për një të pandehur recidiviste!
Si do spërdridhet tashmë Rama dhe Grupi Parlamentar Socialist?
Jo për gjë por mbrojtja që po i bëjnë Zonjës Zv/Kryeministre trysnuan GjK, penguan rrugën e zakonshme të ankimit (Apelin e GjKKO) dhe si për ironi të fatit prodhuan edhe një absurd juridik ku sipas tyre (KM dhe Zv/KM) pezullimi nga detyra një masë e lehte na qenka antikushtetuese ndersa arresti në burg apo shtëpi masat më ekstreme qe sanksionon Kodi i Procedurës Penale janë kushtetuese!
Kështu ndodh rëndom kur halli i shtetit godet ligjin! Lëre pastaj kur shteti është hajduti! Siç ndodhi në GjK!
Sepse kur fëmija lind me më shumë se një mami e sigurtë që del budalla!
Lind pyetja:
A do ti hapet rrugë budallait në Kuvend?









