Dalin detajet e reja sa i përket operacionit të djeshëm në Itali, ku u godit grupi italo-shqiptar i trafikut të narkotikëve.
Hetimi ka zbuluar se grupi ishte shumë më i madh nga sa pritej paraprakisht, ndërsa krerët e grupit janë identifikuar si dy shtetas shqiptarë që jetonin midis Castelfiorentino dhe Colle Val d’Elsa, të cilët krijuan strategji dhe kanale furnizimi, vende ndalimi dhe magazinimi, çmimet e shitjes së drogës, si dhe marrësit e tyre.
Kontaktet e tyre të besuara menaxhonin depot e drogës, transferimin e narkotikëve dhe ishin përgjegjës për përgatitjen e dërgesave që do t’u dorëzoheshin klientëve, duke marrë të ardhurat nga shitjet.









