Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ka folur për situatën e zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si një farsë të organizuar nga Edi Ramën.
Ai ka theksuar se qeveria përdori metoda të paligjshme për të manipuluar procesin zgjedhor, duke shpërndarë para dhe dhurata për të siguruar fitoren.
“Ne nuk mund të ndalojmë qeverinë të shpërndajë 100 euro për vota, të organizojë aktivitete të paligjshme dhe të japë me qindra leje ndërtimi. Edi Rama ka shndërruar zgjedhjet në farsë dhe, siç e kam thënë edhe më herët, në vitin 2021 ai përdori 130 milionë euro për të manipuluar rezultatin. Ai ka përdorur gjithashtu kërcënime dhe presione ndaj opozitës dhe diplomatëve për të arritur qëllimet e tij. Për ne, detyra jonë ishte të vërtetonim farsën dhe ta bënim këtë jo vetëm para shqiptarëve, por edhe para komunitetit ndërkombëtar. Raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi atë që kemi thënë: zgjedhjet u zhvilluan midis partive politike dhe shtetit, pasi PS ishte një me shtetin. Ne e realizuam detyrën tonë dhe mbrojmë votën e qytetarëve shqiptarë, edhe pse nuk mundëm të ndalonim farsën. Tani, kërkojmë largimin e Edi Ramës për të pasur zgjedhje të lira, të ndershme dhe të drejta, dhe kjo është përparësia jonë absolute.”









