-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë, PD luftoi me programin më të fortë

Kryesoret

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha ka shpjeguar vonesën e analizës pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e arsyetuar atë si një masë për mbrojtjen e votës së qytetarëve.

Ai ka kritikuar ashpër procesin zgjedhor, duke e cilësuar si një “farsë elektorale”, për shkak të manipulimeve dhe shpenzimeve të jashtëzakonshme nga qeveria për aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe ditën e votimit.

“Farsën elektorale të 11 majit e denoncuam dhjetë ditë para zgjedhjeve. Kushdo që pretendon se Edi Rama fitoi ato zgjedhje, me dashje ose pa dashje justifikon farsën. PD zhvilloi fushatën më të fortë dhe më të suksesshme, me programin më të shkëlqyer elektoral në historinë e saj dhe me mbështetje të plotë nga organizatat ndërkombëtare të qendrës së djathtë. Fushata e PD ishte e ndihmuar nga arkitekti i fitores së Donald Trump, dhe ne garantuam mbrojtjen e votës si testin më të madh të seriozitetit tonë. Fakti që zgjedhjet u organizuan në kushte të tilla, me shpenzime dhe aktivitete të jashtëligjshme, tregon qartë se gara nuk ishte e barabartë. Ky nuk ishte një proces zgjedhor i ndershëm, por një farsë ku përballë partive politike qëndronte shteti elektoral dhe makineria e pushtetit të Edi Ramës.”

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit