Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të pyetet ditën e nesërme për ngjarjet e 21 janarit të 2011 në SPAK.
Ish-presidenti i vendit Meta do të merret në pyetje në orën 10:00, ndërsa ishte vetë ai që javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me dosjen “21 janarin”.
Deri më tani për demonstratën e 21 janarit 2011 janë pyetur nga SPAK emra si Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bamir Topi edhe zyrtar të tjerë
Prej më shumë se 1 viti ish-Presidenti i Republikës ndodhet në paraburgim, teksa përballet me disa akuza të ngritura nga ana e SPAK.









