Milan po kërkon të mbulojë boshllëkun në sulm të shkaktuar nga mungesa e Gimenez dhe të sigurojë një alternativë për Dusan Vlahovic. Klubi kuqezi ka arritur marrëveshje me sulmuesin Niclas Fullkrug, i cili po largohet nga West Ham pas një fillimi të dobët të sezonit.
Fullkrug do të bashkohet me Milanin në huazim, me mundësi blerjeje, ndërsa detajet për shifrën finale po sqarohen. Synimi i klubit është që ai të jetë i gatshëm për trajnerin Allegri dhe të marrë pjesë në ndeshjen kundër Cagliarit më 2 janar.
Ky huazim do t’i lejojë Milanit të vlerësojë sulmuesin gjatë muajve në vijim dhe të vendosë për të ardhmen e tij, e cila mund të ndikojë edhe nga e ardhmja e Dusan Vlahovic, objektivi kryesor për afatin e ardhshëm të verës.









