Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme nga aleatët e Ukrainës, duke theksuar se Rusia duhet të ndjejë se lufta në vitin 2024 është “e pakuptimtë”.
Kjo deklaratë vjen para samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku liderët do të diskutojnë për asetet ruse të ngrira dhe për mënyrat e forcimit të mbështetjes për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.
“Sot, dëgjuam një mesazh të ri nga Moska, se ata po përgatiten vitin e ardhshëm për një vit tjetër lufte”, tha presidenti ukrainas.
/5pyetjet.al









