Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas përplasjes fizike dhe tensioneve të krijuara në seancën e sotme plenare të Kuvendit.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka kërkuar dorëzimin e dy figurave të larta të qeverisë, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, para drejtësisë. Ai theksoi se për të luftuar korrupsionin dhe siguruar transparencë, është e domosdoshme që ata të përballen me drejtësinë dhe të japin llogari për akuzat që rëndojnë mbi ta.
“Hajdutët e kanë vendin në burg dhe jo në Qeveri. Parlamenti nuk mund të jetë streha e qeveritarëve të korruptuar.
Dorëzoni Belinda Ballukun para drejtësisë!
Dorëzoni Ergys Agasin para drejtësisë!”, shkruan Bardhi.
/5pyetjet.al









