-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Egnatia–Partizani, Tetova paralajmëron kujdes ndaj ekipit më në formë

Kryesoret

Superliga shqiptare rikthehet këtë të premte me raundin e 17-të, ku në Rrogozhinë do të luhet sfida Egnatia–Partizani në orën 16:30. Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, vlerësoi Partizanin si ekipin më në formë të momentit, pas tre fitoreve radhazi, dhe kërkoi nga skuadra e tij kujdes maksimal gjatë ndeshjes.

Tetova, i rikthyer pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, tha se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se ekipi është pothuajse i plotë, me mungesa vetëm për skualifikime. Ai paralajmëroi rotacion në formacion, duke theksuar rëndësinë e adaptimit të të gjithë lojtarëve me stilin dhe mentalitetin e Egnatias.

Përveç kësaj ndeshjeje, këtë të premte luhet edhe Flamurtari–Teuta, ndërsa të shtunën pritet “Klasikja” Tirana–Vllaznia në stadiumin “Selman Stërmasi”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit