-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ U kapën me drogë në makinë, arrestohen 2 persona në Shkodër

Kryesoret

Policia e Shkodrs ka arrestuar 2 persona Patrik Gjeta dhe Augen Veizi, këta të fundit po qarkullonin me makinë me drogë me vete, e destinuar për shitje.

Njoftimi i Policisë

 

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lakeside”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. Gj., 21 vjeç, dhe A. V., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta shtetas u kapën në fshatin Shirokë, duke qarkulluar me automjet, në të cilin, gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një thikë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas shitnin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit