Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka mbyllur para kohe vitin e tij sportiv për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë.
Ai u dëmtua gjatë ndeshjes së fundit të Atalantës kundër Cagliarit, ku u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e dytë.
Testet mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim muskulor të shkallës së parë. Megjithëse lëndimi nuk është i rrezikshëm, Gjimshiti do të mungojë në dy takimet e ardhshme të Atalantës, kundër Genoas dhe Interit.
Mungesa e tij në ndeshjen e parë të vitit 2025 kundër Romës është ende e pasigurt.









