-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohet polici që vrau ‘Pipin’ në Elbasan

Kryesoret

Gjykata ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s Arbër Paplekaj që ishte dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në qytetin e Elbasanit.

Peplakajt iu njoh kryerja e dënimit. Pas dënimit me 22 vite burg nga shkalla e parë ai kërkoi rihapjen e procesit ku përfundimisht me 7 vite heqje lirie.

Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ndryshoi vendimin e gjykatës së Elbasanit, e cila më 22 korrik 2023, e dënoi me 22 vite duke i ulur 15 vite nga dënimi.

Gjykata e Apelit ndryshoi dhe akuzën nga ‘vrasje në rrethana cilësuese’ në ‘vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.

Apeli ka dhënë pafajësi për 6 efektivët e Shqiponjave Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Të pafajshëm janë shpallur edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët Gjykata e Elbasanit kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit