Është shtyrë seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn te Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm. Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e prokurorit të çështjes.
Ndërkohë raportohet se seanca është shtyrë në datë 5 qershor, ora 09:30. Ish-oficeri i RENEA-s Arbër Paplekajn akuzohet për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvanit.
Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, nisi përplasja me armë. Veç viktimës Xhuvani, të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun.