Seanca e fundit e Kuvendit të Shqipërisë u mbyll me kaos dhe dhunë. Deputetët e PD-së zaptuan karriget e ministrave, hodhën flakadanë, ujë dhe dosje drejt kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Klevis Balliu u përjashtua por kjo nuk e qetësoi situatën.
Pas tij u përjashtua edhe Flamur Noka. Situata u agravua akoma më shumë. Përballë këtij realiteti, Taulant Balla kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe votimin e rendit të ditës që u bë me shpejtësi. Në këtë seancë u betua edhe Endri Shabani në postin e Avokatit të Popullit.









