Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një video postimi në rrjetin e saj facebook, në samitin e djeshëm, BE-Ballakani Perëndimor, tha se nga janari Kosovës do ti hiqen të gjitha sanksionet e vendosuar nga BE.
“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të samitit dhe pas diskutimeve u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqen sot dhe një pjesë në fund të janarit”, njoftoi Osmani.
Në videon e shpërndarë nga Osmani shfaqet edhe kryeministri Edi Rama, i cili vlerëson përpjekjet titanike të presidentes për heqjen e sanksioneve të vëna ndaj Kosovës nga Unioni në verën e vitit 2023.
“Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot, i ka zhbllokuar të gjitha fondet. Deh lërini ca thotë kemi lajme, ka kjo lajme dhe është merita e saj. Ti e di që unë nuk të dua, por të vërtetën duhet ta themi”, tha Rama.









