Policia ka arrestuar 19 vjeçarin, i cili ky i fundit dyshohet si personi që aksidentoi për vdekje të moshuarin një javë më parë, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin F. M., 38 vjeç, banues në fshatin Nikël, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 13.12.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Ura e Gjolës”, rezultoi se drejtuesi i automjetit që ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I. L., 19 vjeç, ka qenë shtetasi F. M. dhe jo vëllai i tij, shtetasi B. M., i cili u arrestua në flagrancë pas aksidentit, si autor i dyshuar. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale









