Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër në orën 9:00 për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike, pas incidenteve të ndodhur gjatë seancës plenare të sotme.
PS akuzon deputetët e PD-së për organizimin e veprimeve të dhunshme dhe ka kërkuar përjashtimin e tyre nga seancat dhe komisionet për periudha që variojnë nga 10 deri në 60 ditë.
Kërkesa pritet të shqyrtohet nga Sekretariati i Etikës në mbledhjen e nesërme.









