Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka miratuar një paketë rekord armësh për Tajvanin, me një vlerë prej 11.1 miliardë dollarësh, duke përfshirë sisteme raketash HIMARS, raketa ATACMS, dronë vetëvrasës dhe armë të tjera për forcimin e mbrojtjes së ishullit.
Kjo marrëveshje, që është më e madha për Tajvanin, synon të ndihmojë ishullin të zhvillojë “fuqi të fortë parandaluese” kundër një mundësie agresioni nga Kina.
Kina ka kundërshtuar vazhdimisht bashkëpunimin ushtarak të SHBA-së me Tajvanin dhe ka paralajmëruar përdorimin e forcës nëse Tajvani shpall pavarësinë.
Marrëveshja është në fazën e njoftimit në Kongres, ku mund të miratohet ose modifikohet. Pavarësisht politikës “Një Kinë të Vetëm”, SHBA ka premtuar mbështetje ushtarake për Tajvanin në rast të një konflikti.









