Kreu i PD-së Sali Berisha ka treguar qëndrimin që do mbajë ndaj Prokurorisë së Posaçme pas ndryshimit të kreut të SPAK, duke theksuar se ka admirim për këdo që zbaton ligjin.
Qëndrimi i Berishës
Kurrë nuk kam pasur qëndrim tjetër ndaj atyre që zbatojnë ligjin. Ligji dhe Kushtetuta kanë qenë besimi im absolut politik, kanë hetuar gjithçka dhe nuk tregojnë dot një akt më të vogël në shkelje të ligjit.
Admirim për çdo burrë, grua, djalë, vajzë që zbaton ligjin.
Kurrë nuk bie dakord me fshehjen e krimet dhe kriminelët, nuk meritojnë një ditë të jenë në punë, por para ligjit.
Prokurorë të guximshëm, hetues të guximshëm, paraqitën dhe morën të pandehur zv,kryeministren, i përgëzoj ata, por mos harro jam kryeministër që kam pasur një zv.kryeministër dhe qeveria varej nga votat e partisë së tij, dha dorëheqjen pa e kërkuar Prokuroria. E tillë ishte standardi i qeverisë.
Kurse tani, betejë, shkatërrohet një GJK në mënyrë përfundimtare, i imponohen vendime antikushttuesese.
Ka edhe njerëz që i qëndrojnë ligjit, nuk mposhten. Shkojmë tek agjencia e pengmarrjes, agjenci shtetërore, e varur nga Kryeministri. Një prokuror në verë, dha dorëheqjen papritmas kishte dosjen, dha dorëheqjen pa asnjë shpjegim. Dha dorëheqjen se mund ta merrnin peng, rrethanat nuk e lejonin. E kanë kërcënuar. Ky prokurori i dosjes së Lubisë, kërcënime të shumëfishta, dhe i them Edi Ramës do të përgjigjesh personalisht nëse i dhunohet gjëja më e vogël. Janë të mbrojtur nga ligji dhe mos guxo të bësh presion ndaj tyre.
Këta e rrethuan menjëherë më Lal vjedhësin dhe desh rrahën gjykatës e prokurorë. Ramës do i përgjigjemi s puçist nëse bllokon drejtësinë.









