Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur aleatët përpara protestës kombëtare të 22 Dhjetorit. Tha se përshëndet vendimin e prokurorit që kërkon arrestimin e Belinda Ballukut por akuzoi kryeministrin se po bën 100 manovra për ta shpëtuar.
“Edi Rama ka 10 ditë që falsifikon dhe modifikon provat. Unë përgëzoj vendimin e prokurorisë për të kërkuar arrestimin e saj. Si kusht për të mbrojtur interesin publik. Dhe tani bëhen 100 manovra që ajo të mos shkojë atje ku e ka vendin. Përkundrazi flitet për luftë se del edhe Linda tjetër dhe me radhë” tha ai.









