-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bahamasi njeh Kosovën, Osmani: Është një vendim historik për vendin tonë

Kryesoret

Kosova ka arritur një tjetër njohje të rëndësishme, pasi Bahamas shpalli njohjen e pavarësisë së Kosovës të premten.

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për këtë zhvillim përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se marrëveshja u arrit në kryeqytetin Nassau, duke u bërë Bahamas shteti i 121-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në një ceremoninë zyrtare, Osmani dhe kryeministri i Bahamas, Philip Davis, nënshkruan marrëveshjen për njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Edhe një vendim historik për vendin tonë”, shkroi ajo.

“Bahamas dhe Kosova shprehin synimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë konsultimet politike, tregtinë dhe investimet, turizmin, arsimin dhe kulturën, teknologjinë dhe inovacionin, bashkëpunimin në sektorin publik, si dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve, në përputhje me ligjet dhe procedurat e secilit shtet respektiv”, thuhet në komunikatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit